Të paktën 40 persona janë lënduar në shpërthimin e pompës së benzinës në Romë
- Në shpërthimin e sotëm në një pompë të benzinës në Romë u lënduan gjithsej 40 persona, ndërsa u dëmtuan disa ndërtesa dhe depo gjyqësore. Midis të lënduarve janë dhe shpëtimtarët, po asnjë nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.
- Post By Ramize Qamili
- 18:05, 4 korrik, 2025
Romë, 4 korrik 2025 (MIA) - Në shpërthimin e sotëm në një pompë të benzinës në Romë u lënduan gjithsej 40 persona, ndërsa u dëmtuan disa ndërtesa dhe depo gjyqësore. Midis të lënduarve janë dhe shpëtimtarët, po asnjë nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas shefit rajonal të shërbimit zjarrfikës, shpërthimi është shkaktuar nga një defekt në sistemin për gaz.
Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni në platformën Iks publikoi se "me kujdes" po ndjek pasojat nga shpërthimi dhe se është në kontakt me shërbimet kompetente.
"Shpreh solidaritetin tim me të gjithë të lënduarit, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit, personelin mjekësor dhe shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që morën pjesë në operacionet e shpëtimit dhe sigurisë", theksoi Meloni. rq/bsh/
Foto: EPA