• e enjte, 04 dhjetor 2025

Të paktën 30 viktima gjatë shembjes së skelave në një kishë në Etiopi

Të paktën 30 viktima gjatë shembjes së skelave në një kishë në Etiopi

Adis Abeba, 2 tetor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga shembja e një kishe në ndërtim në rajonin Amhara të Etiopisë është rritur në të paktën 36, ndërsa janë lënduar më shumë se 200, krahasuar me një raport fillestar prej 25. 

Shefi i policisë së qarkut, Ahmed Gebejehu, deklaroi se numri i viktimave ishte rritur në 36 dhe se ende mund të rritet, ndërsa më shumë se 200 persona u lënduan dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalet lokale. 

Sipas funksionarit lokal Atnafu Abate, disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ata me lëndime serioze po transferohen në spitalet në Adis Abeba, publikoi Si-Bi-Es Njuz. 

Incidenti ka ndodhur në kishën Menjar Shenkora Arerti Marijam në Amhara, në veri të Etiopisë, ndërsa besimtarët u mblodhën për një ngjarje vjetore kushtuar kremtimit të Shën Marisë. 

Sejum Altaje, mjek në një spitalin lokal, deklaroi se midis viktimave kishte fëmijë dhe të moshuar. 

"Deri më tani kemi konfirmuar 25 të vdekur dhe më shumë se njëqind të lënduar", tha Altaje duke shtuar se spitali po kërkon mbështetje nga Kryqi i Kuq për t'u kujdesur për të lënduarit. 

Teshale Tilahun, zyrtar lokal në Amhara, paralajmëroi se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. "Kjo është humbje tragjike për të gjithë komunitetin tonë", tha Tilahun. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR