• e premte, 20 dhjetor 2024

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Nepal

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Nepal

Katmandu, 23 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 të tjerë janë lënduar pasi autobusi me dhjetëra pelegrinë indianë doli sot nga autostrada kryesore në Nepal, njoftuan zyrtarët.

Autobusi ka dalë nga rruga eksprese Pritvi dhe ka rënë në shtratin e lumit Marsiangdi. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 27 trupa nga rrënojat dhe 16 të plagosur janë dërguar në kryeqytetin Katmandu për trajtim, deklaroi zëdhënësi i policisë.

Mbetjet e autobusit janë gjetur pranë Abuhaireni, një qytet rreth 120 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu dhe lumit. Deri nesër nuk do të hiqen sepse është errësirë ​​dhe kjo e bën më të vështirë punën e shërbimeve.

Autobusi transportonte 43 persona dhe të gjithë ishin shtetas indianë, konfirmoi ambasada indiane në Katmandu. Ambasada kumtoi gjithashtu se autobusi është larguar rreth 150 metra larg autostradës dhe se po koordinohen me autoritetet lokale të cilët po ndërmarrin veprime për ndihmë dhe shpëtim.

Aksidentet e autobusëve në Nepal ndodhin kryesisht për shkak të rrugëve dhe automjeteve jo të mirëmbajtura dhe në një pjesë të madhe të vendit, rrugët malore janë shumë të ngushta. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR