Të paktën 25 viktima në stuhinë tropikale “Megi” në Filipine
- Post By Besir Saiti
- 16:28, 11 prill, 2022

Manila, 11 prill 2022 (MIA) - Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale “Megi”, që goditi brigjet lindore dhe jugore të Filipineve, kumtuan sot autoritetet në Manila.
Kjo është stuhia e parë që godet arkipelagun këtë vit, ku fatkeqësi të tilla ka nga 20 të tilla në vit.
Trupat e 22 personave në rrëshqitjen e dheut u gjetën në provincën lindore të Lejte, deklaroi Xhomen Kollado, shefi i policisë së Bejbej.
Agjencia Kombëtare për Menaxhim me Fatkeqësitë, e cila kumtoi se tre persona kishin vdekur në rajonin jugor të Davaos, informoi se viktimat nuk ishin identifikuar ende. bs/