• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 18 viktima nga tajfuni Fung-vong në Filipine

Të paktën 18 viktima nga tajfuni Fung-vong në Filipine

Manilla, 11 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 18 persona humbën jetën në tajfunin Fung-vong i cili goditi një pjesë të Filipines veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike, kumtuan autoritetet lokale. 

Pasi u dobësua në një stuhi tropikale mbi Detin e Kinës Jugore, Fung-vong aktualisht po lëvizë drejt Tajvanit, pas çka mund të arrijë të enjten.

Stuhia goditi Filipinet veriore vetëm një javë pas tajfunit Kalmaegi, i cili goditi provincat qendrore, duke marrë jetën e të paktën 232 personave, ndërsa më vonë dhe në Vietnam, ku humbën jetën të paktën pesë persona.

Fung-vong ishte një supertajfun me erëra maksimale prej 185 kilometrash në orë kur të dielën arriti në provincën Aurora. Stuhia u dobësua ndërsa gjatë natës kaloi nëpër provincat malore veriore dhe fushat bujqësore përpara se të arrinte në Detin e Kinës Jugore", theksojnë metereologët. 

Më shumë se 1,4 milion njerëz u zhvendosën në strehimore përpara se tajfuni të arrinte në tokë, ndërsa rreth 240.000 njerëz mbetën në qendrat e evakuimit. Të paktën 132 fshatra në veri u përmbytën, ndërsa më shumë se 4.100 shtëpi u dëmtuan", deklaroi Bernardo Rafaelito Alehandro nga Zyra për mbrojtje civile. 

"Edhe pse tajfuni ka kaluar, reshjet e tij ende përbëjnë rrezik në zona të caktuara të Luzonit verior, duke përfshirë dhe Manilën", tha Alehandro. 

Presidenti i Filipines, Ferdinand Markos i Riu. ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pasojave të tajfunit Kalmaegi dhe dëmeve të pritura nga Fung-vong, i njohur në Filipine edhe si Uvan.

Shkollat ​​dhe shumica e zyrave qeveritare prej dje janë mbyllur, ndërsa shumë fluturime lokale dhe ndërkombëtare janë anuluar. Më shumë se 6.600 udhëtarë dhe punëtorë mbetën të bllokuar në porte pasi roja bregdetare ndaloi transportin detar për shkak të valëve.

Filipinet çdo vit goditen nga rreth 20 tajfune dhe stuhi, ndërsa vendi është përveç kësaj është i prirur ndaj tërmeteve dhe ka më shumë se dhjetë vullkane aktive, duke e bërë atë një nga vendet më të prekshme nga fatkeqësitë natyrore në botë, theksojnë meteorologët. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR