Të paktën 13 persona i kanë hu mbur jetët nga rrëshqitja e dheut në perëndim të Kenias
- Të paktën 13 persona i kanë humbur jetët sot në rëshqitjen e dheut në perëndim të Kenias, të shkaktuar nga reshjet e mëdha, njoftoi policia lokale.
- Post By Melahat Baftija
- 13:22, 1 nëntor, 2025
Najrobi, 1 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 13 persona i kanë humbur jetët sot në rëshqitjen e dheut në perëndim të Kenias, të shkaktuar nga reshjet e mëdha, njoftoi policia lokale.
"Njëzet persona janë shpëtuar, ndërsa i panjohur është numri i personave të zhdukur", deklaroi komandanti i policisë në qarkun Elgejo-Marakvet, Piter Mulinge.
Ministri kenian i Punëve të Brendshme, Kipçumba Murkomen deklaroi se janë sistemuar helikopterë ushtarakë dhe policorë që të ndihmojnë në aksionet e shpëtimit. mb/
Foto: MIA