• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 13 palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në Gaza

Të paktën 13 palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në Gaza

Gaza, 7 shtator 2024 (MIA) - Së paku 13 palestinezë janë vrarë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në një shkollë ku ishin të strehuar refugjatë dhe një ndërtesë banimi në Gaza, raportojnë mediat palestineze.

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një sulm ndaj terroristëve që operonin nga një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit të ngulitur në një kompleks që më parë shërbente si shkollë "Halimah al-Sadia" në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në një incident të veçantë, pesë palestinezë janë vrarë në një sulm në një ndërtesë banimi në kampin Nuseirat në Gazën qendrore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR