Të paktën 11 viktima nga zjarri në një fabrikë në Egjipt
- Të paktën 11 persona kanë vdekur në zjarrin që shpërtheu në një fabrikë për ngjyrosje të tekstilit në qytetin al-Mahala al-Kubra, në deltën e Nilit, kumtoi sot autoritetet lokale.
- Post By Ramize Qamili
- 18:41, 26 shtator, 2025
Kajro, 26 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 11 persona kanë vdekur në zjarrin që shpërtheu në një fabrikë për ngjyrosje të tekstilit në qytetin al-Mahala al-Kubra, në deltën e Nilit, kumtoi sot autoritetet lokale.
Në fatkeqësinë e cili shkaktoi shembjen e pjesshme të ndërtesës së fabrikës, 33 persona të tjerë u lënduan. Po bëhen kërkime për të mbijetuar të mundshëm.
Arsyeja e zjarrit ende është e panjohur.
Gazeta private "Al-Shuruk" njoftoi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik që çoi në një shpërthim bombol gazi dhe shembjen e disa kateve të objektit. rq/
Foto: arkivi/ilustrim