• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Të paktën 11 ushtarë pakistanezë u vranë në përleshjet në afërsi të kufirit afgan

Të paktën 11 ushtarë pakistanezë u vranë në përleshjet në afërsi të kufirit afgan

Islamabad, 10 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë në përleshjet me militantë në afërsi të kufirit afgan. 

Ministria e Mbrojtjes e regjimit taleban në Kabul akuzoi Islamabadin për "shkelje të sovranitetit territorial të Kabulit". Dje, në kryeqytetin afgan ndodhën dy shpërthime, për të cilat askush nuk e mori përgjegjësinë. 

"Pakistani përsëri ka shkelur hapësirën ajrore afgane, duke bombarduar tregun e qetë në provincën Paktika, në afërsi të linjës Durand dhe ka shkelur sovranitetin territorial të Kabulit", deklaroi Ministria në "Iks".

"Ky është akt i paprecedentë, i dhunshëm dhe provokues. E dënojmë ashpër këtë shkelje të hapësirës ajrore afgane dhe mbrojtja e territorit tonë është e drejta jonë", shtohet në kumtesë. rq/bsh/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR