Të paktën 10 persona humbën jetën, ndërsa mbi 430.000 banorë në Filipine janë evakuuar për shkak të tajfunit Bualoj
- Tajfuni Bualoj, lokalisht i njohur si Opong, ka goditur pjesët e Filipinës lindore me reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të fuqishme, duke u marrë jetën të paktën 10 personave, ndërsa duke zhvendosur më shumë se 433.000 të tjerë, kumtuan autoritetet sot.
- Post By Ramize Qamili
- 18:34, 26 shtator, 2025
Manila, 26 shtator 2025 (MIA) - Tajfuni Bualoj, lokalisht i njohur si Opong, ka goditur pjesët e Filipinës lindore me reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të fuqishme, duke u marrë jetën të paktën 10 personave, ndërsa duke zhvendosur më shumë se 433.000 të tjerë, kumtuan autoritetet sot.
Bualoj goditi disa pjesë të provincës në Samarën Lindore mbrëmë me erëra të vazhdueshme prej 120 kilometra në orë dhe goditje prej 165 kilometra në orë, informoi shërbimi meterolog shtetëror.
Tajfuni sot goditi pesë vende të tjera, në provincat Masbate, Romblon dhe Oriental Mindoro, përpara se të dobësohej në stuhi të fuqishme tropikale. Momentalisht era arriti deri në 110 km/orë me goditje deri në 150 km/orë.
Sipas zëvendës administratorit të shërbimit kombëtar të mbrojtjes civile, Bernardo Rafaelito Aleksandro, shtatë persona janë mbytur në vërshimet dhe dallgët në tre komuna në provincën Biliran. Në Masbate, një djalë 16 vjeçar vdiq pas shembjes së murit, një burrë 30 vjeçar u mbulua nga një dru që ra dhe një fëmijë 6 vjeçar u mbyt.
Janë raportuar 13 persona të zhdukur – nëntë peshkatarë dhe katër persona të moshuar të rrëmbyer nga dallgët.
Tajfuni shkuli çati, rrëzoi linjat e energjisë elektrike dhe pemët, ndërsa shtëpitë e ndërtuara me materiale të lehta u shkatërruan plotësisht. Në rrjetet sociale u shpërndanë inçizime nga fshatrat bregdetare të përmbytura.
Foto: EPA