• e enjte, 04 dhjetor 2025

Sijarto: Ndaloni të na përfshini në luftë

Sijarto: Ndaloni të na përfshini në luftë

Budapest, 28 gusht 2025 (MIA) - Hungaria kërkon nga Ukraina që të ndalojë provokimet dhe përpjekjet për ta përfshirë atë në një konflikt ushtarak me Rusinë, me të cilin nuk ka asnjë lidhje, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrdhënieve Ekonomike të Hungarisë, Peter Sijarto, si përgjigje e deklaratve të kolegut të tij ukrainas, Andrij Sibiha.

"Kjo nuk është lufta jonë! Ne nuk jemi përgjegjës për të, nuk e filluam, nuk morëm pjesë në të. Ndaloni së provokuari, ndaloni së rrezikuari sigurinë tonë energjetike dhe së përpjekuri të na përfshini në luftën tuaj"!, shkroi Sijarto në Iks.

Qeveria hungareze ka vendosur t’i ndalojë hyrjen në zonën Shengen komandantit të forcave të armatosura ukrainase i cili është përgjegjës për sulmin ndaj naftësjellësit "Druzhba".

"Sulmin e "Druzhbës" e konsiderojmë për sulm të sovranitetit tonë. Dhe, kuptohet, asnjë sulm ndaj sovranitetit tonë nuk mund të mbetet pa pasoja. Prandaj, kemi vendosur t'i ndalojmë komandantit të njësisë ushtarake që kreu sulmet e fundit, jashtëzakonisht serioze, ndaj naftësjellësit 'Druzhba' të hyjë në Hungari dhe në të gjithë zonën Shengen", tha Sijarto në video mesazhin të trasnmetuar në rrjetet sociale.

Sibiha më herët në Iks kumtoi se ambasadori i Hungarisë në Kiev ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR