Sulmohet sërish baza amerikane në Irak
- Një fluturake pa pilot e ka goditur sot bazën ajrore El Harir në Irak, ku janë të sistemuara forcat amerikane dhe ndërkombëtare, njoftoi Shërbimi antiterrorist i Kurdistanit të Irakut.
- Post By Melahat Baftija
- 19:27, 5 janar, 2024

Bagdad, 5 janar 2024 (MIA) - Një fluturake pa pilot e ka goditur sot bazën ajrore El Harir në Irak, ku janë të sistemuara forcat amerikane dhe ndërkombëtare, njoftoi Shërbimi antiterrorist i Kurdistanit të Irakut.
Nuk saktësohet nëse ka viktima dhe as nëse infrastruktura është e dëmtuar.
Grupi militant i Rezistencës islamike në Irak e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi pasi ushtria amerikane në Bagdad e vrau liderin e milicisë irakiane, të cilën e konsideron përgjegjëse për sulmet ndaj forcave amerikane. mb/