• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sulmohen bazat ushtarake irakiane, në të cilat janë të stacionuara ushtarët amerikanë

Sulmohen bazat ushtarake irakiane, në të cilat janë të stacionuara ushtarët amerikanë

Bagdad, 20 tetor 2023 (MIA) - Dy baza ushtarake në Irak ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë dje janë sulmuar me drone dhe raketa, publikoi Rojters, duke iu referuar burimeve të tyre dhe përfaqësuesve të autoriteteve, transmeton BTA.

Ky ka qenësulmi i fundit në serinë e sulmeve pas paralajmërimit të grupeve paraushtarake irakiane kundër Uashingtonit, që të mos jenë në anën e Izraelit në luftën kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Raketa dhe fluturake pa pilot janë hedhur ndaj bazës ajrore Ain al Asad në Irakun perëndimor, në të cilën janë të sistemuar ushtarë amerikanë dhe të tjerë të huajë. Në bazë janë dëgjuar disa shpërthime.

Forcat irakiane kanë njoftuar se e kanë blinduar zonën rreth bazës dhe janë duke e hulumtuar sulmin. Tash për tash nuk dihet nëse në sulm ka të lënduar apo dëm material.

Raketat kanë goditur edhe një bazë tjetër ushtarake ku janë të stacionuar ushtarë amerikanë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar në Bagdad, kumtoi dje policia irakiane, pa dhënë detaje

SHBA-ja ka 2.500 ushtarë në Irak. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR