• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulm ndaj policisë së Kosovës në kufirin me Serbinë

Sulm ndaj policisë së Kosovës në kufirin me Serbinë
Prishtinë, 6 gusht 2022 (MIA) - Policia e Kosovës është sulmuar sot pasdite me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit pranë kufirit me Serinë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas kumtesës së Policisë së Kosovës, ka pasur afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri, nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar. "Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë", thuhet në kumtesën e Njësisë së ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare. Menjëherë pas incidentit, në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare dhe për momentin policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin. "Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë", thuhet në kumtesë. Sulmet ndaj policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, në afërsi me kufirin me Kosovën janë përshpejtuar në disa muajt e fundit. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR