• e premte, 22 nëntor 2024

Sulm i ri izraelit në veri të Gazës: Kanë humbur jetën 84 palestinezë, mes të cilëve 50 fëmijë

Sulm i ri izraelit në veri të Gazës: Kanë humbur jetën 84 palestinezë, mes të cilëve 50 fëmijë

Gaza, 2 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 84 persona, 50 prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën në dy masakta të orientuara drejt shtëpive palestineze në veri tlë Gazës, ku ushtria izraelite mbanë nën rrethim mbi një muaj, njofton Anadollu.

Zyra qeveritare për media në Gaza ka njoftuar se ushtria izraelite i ka bombarduar ndërtesat e familjeve Shelajl dhe Al Gandur, ku janë akomoduar 170 civilë.

"Në dy masakrat e kryera nga ushtria e okuouar izraelite i kanë humbur jetët 84 persona, 50 nga të cilët fëmijë, ndërsa dhjetëra janë zhdukur dhe lënduar nën rrënoja", thekoshet në komunikatë.

Në komunikatë theksohet se "Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza" dhe se janë gjuajtur ndërtesa ku janë strehuar civilë dhe palestinezë të shpërngulur.

Përkujtohet se ekipet për mbrojtje mjekësore dhe civile nuk kanë mundur t'i plotësojnë detyrat e tyre, sepse janë shënjestër në veri të Gazës, ku ushtria izraelite zbaton rrethim të plotë rreth një muaj.

Në kumtesë theksohet se ushtria izraelite i ka prishur sistemin shëndetësor në pjesën veriore të Gazës dhe i ka targetuar spitalet dhe i kanë vënë jashtë funksionit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR