Sulm i ri i Izraelit ndaj Bejrutit, në shënjestër rrjeti financiar i Hezbollahut
- Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar sot se kanë nisur një valë sulmesh ajrore mbi infrastrukturën e lëvizjes militante proiraniane Hezbollah në periferitë jugore të Bejrutit.
- Post By Melahat Baftija
- 11:56, 9 mars, 2026
Jerusalem, 9 Mars 2026 (MIA) - Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar sot se kanë nisur një valë sulmesh ajrore mbi infrastrukturën e lëvizjes militante proiraniane Hezbollah në periferitë jugore të Bejrutit.
IDF paraprakisht kishte paralajmëruar se do t'i targetojë objektivat e grupit Al Kard al-Hasan, të cilin Hezbollahu e përdor si një kuazi-bankë.
Më parë, zëdhënësi i IDF-së, kolonel Aviçai Adrei, deklaroi se do të ndërmerren veprime kundër infrastrukturës terroriste që i përket Al Kard al-Hasan, e cila është një element qendror në financimin e aktiviteteve të organizatës terroriste Hezbollah dhe dëmton ekonominë libaneze në shërbim të interesave iraniane.
Banorëve të periferive jugore të Bejrutit iu bë thirrje të evakuohen sipas rrugëve të evakuimit të shpallura më parë. mb/
Foto: MIA