• e premte, 05 dhjetor 2025

Suedi: Është vënë re një dron në aeroportin Geteborg, përkohësisht ndërpritet komunikacioni

Suedi: Është vënë re një dron në aeroportin Geteborg, përkohësisht ndërpritet komunikacioni

Geteborg, 6 nëntor 2025 (MIA) - Në aeroportin Landveter në Geteborg, në Suedinë perëndimore, është vënë re të paktën një dron, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të trafikut në aeroport. 

Sipas Bjern Stavas nga Drejtoria suedeze e aviacionit civil, trafiku për momentin është në "pauzë". 

Prania e droni u raportua rreth orës 18 të mbrëmjes, ndërsa për shkak të incidentit dy fluturime, një nga Mynihu dhe një nga Frankfurti, ishin ridrejtuar në aeroportin e Kopenhagës. Gjithashtu, një fluturim nga Landveter për në Mynih u anulua, njoftoi gazeta suedeze Aftonbladet.

Stavas shtoi se të gjitha linjat ajrore janë njoftuar për situatën dhe se trafiku do të mbetet i ndërprerë derisa të zgjidhet situata. 

Në aeroport janë prezentë dhe shumë patrulla policie të cilët po hetojnë ngjarjen . Johan Hakanson, zëdhënës i policisë së rajonit perëndimor, deklaroi se është duke u zhvilluar një hetim për të verifikuar pretendimet për prezencën e dronëve dhe se policia është në terren. 

Një nga dëshmitarët, i cili e vuri re dronin në një fotografi, tha se fillimisht mendoi se ishte një objekt në qiell, por shpejt e kuptoi se ishte një dron për shkak të dritave të pajisjes.

Kompania Swedavia, e cila operon me aeroportin Landveter, konfirmoi se hapësira ajrore mbi aeroport është mbyllur për shkak të dyshimeve për praninë e një droni. 

"Hapësira ajrore mbi Landveter momentalisht është e mbyllur për shkak të indikacioneve për dronë. Siguria është në vend të parë dhe hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur derisa policia të përfundojë hetimin e saj", tha drejtoresha e aeroportit, Suzan Norman. rq/

Foto: Aeroporti Landveter në geteborg

QËNDRONI TË LIDHUR