• e martë, 24 dhjetor 2024

Stuhia "Fredi" ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në Mozambik dhe Malavi

Stuhia

Maputo, 13 mars 2023 (MIA) - Stuhia tropikale "Fredi" gjatë fundjavës ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 personave dhe ka lënduar dhjetëra të tjerë në Mozamik dhe Malavi, në hovin e dytë të stuhisë së njëjtë që e ka goditur Afrikën jugore në muajin e fundit.

Organizata botërore meteorologjike konsideron se stuhia "Fredi" është një nga më të fuqishme që është regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore dhe mund të jetë cikloni më afatgjatë tropikal.

Ajo e ka goditur qendrën e Mozambikut të shtunën. Një numër i madh shtëpishë kanë mbetur pa çati, ndërsa zona rreth portit Keliman ka përjetuar përmbytje të mëdha, pas së cilës stuhia u nis drejt Malavit me reshje vërshuese që shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Numri i të vdekurve nga cikloni "Fredi" në Mozambik, Malavi dhe Madagaskar, pasi që për herë të parë erdhi në tokë muajin e kaluar, tani arrin afërsisht 100. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR