Stoltenberg: NATO i përcjell me vëmendje lidhjet e ngushta mes Kinës dhe Rusisë
- NATO është duke i monitoruar nga afër lidhjet e ngushta mes Kinës dhe Rusisë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg.

Munih, 17 shkurt 2023 (MIA) - NATO është duke i monitoruar nga afër lidhjet e ngushta mes Kinës dhe Rusisë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg foli me gazetarët pasi mbërriti në Munih që të marrë pjesë në konferencën vjetore të sigurisë në kryeqytetin bavarez.
"I monitorojmë me kujdes lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis Kinës dhe Rusisë," theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Ai shtoi se të dyja vendet "veprojnë më shumë së bashku, kryejnë stërvitje të përbashkëta, patrulla detare dhe ajrore". mb/