• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë gjatë luftës nuk është në axhendë

Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë gjatë luftës nuk është në axhendë

Bruksel, 24 maj 2023 (MIA) - Ukraina nuk do të mund të anëtarësohet në NATO derisa sa zgjat lufta, deklaroi sot kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg, transmeton Skaj Njuz.

Duke folur në një ngjarje në Bruksel, ai tha: "Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar se anëtarësimi në mes të një lufte nuk është në rendin e ditës".

"Pyetja për atë se çka do të ndodhë do të përgjigjet kur të përfundojë lufta", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s

Stoltenberg disa herë ka premtuar se Ukraina do t'i bashkohej NATO-s gjatë luftës.

Ai tha në prill se të gjithë aleatët e NATO-s kishin rënë dakord që Ukraina të bëhej anëtare dhe gjatë vizitës së tij të parë në Kiev premtoi mbështetje të vazhdueshme për vendin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR