• e hënë, 16 mars 2026

Starmeri dhe Trampi diskutuan për Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit

Starmeri dhe Trampi diskutuan për Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit

Londër, 16 mars 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti amerikan, Donald Tramp, diskutuan mbrëmë zhvillimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe për luftën kundër Iranit. 

Siç transmeton gazeta britanike "Skaj njuz", dy liderët kanë diskutuar për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, me qëllim që të anulohet bllokimi në transportin detar botëror, që, siç potencohet në detajet nga biseda "ka rezultuar me rritje të shepnzimeve në të gjithë botën". 

"Kryeministri gjithashtu shprehu ngushëllime për ushtarët amerikanë të ciët humbën jetën gjatë konfliktit. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se do të qëndrojnë në kontakt”, theksohet në kumtesën e "Dauning strit 10". 

Gazeta britanike "Dejli telegraf" më parë publikoi se Starmer po shqyrton dërgimin e disa mijëra dronëve interceptues në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për të përforcuar aftësitë mbrojtëse britanike në rajon.

Një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes deklaroi për "Skaj njuz" se Londra zyrtare po diskuton momentalisht me aleatët një sërë opsionesh me qëllim sigurimin e sigurisë së lundrimit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Trampi dje shfaqi shpresë se vende të tilla si Franca, Britania e Madhe, Japonia dhe Kina do të dërgonin anije për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për të rikthyer transportin e naftës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR