• e enjte, 04 dhjetor 2025

Starmer dhe Rute: Përpjekjet për përfundim të qetë të konfliktit në Ukrainë janë intensifkuar ndjeshëm në ditët e fundit

Starmer dhe Rute: Përpjekjet për përfundim të qetë të konfliktit në Ukrainë janë intensifkuar ndjeshëm në ditët e fundit

Londër, 30 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaruan se përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë në mënyrë paqësore janë intensifikuar ndjeshëm ditët e fundit.

Siç raportoi Dauning Strit, të dy zyrtarët diskutuan sot në telefon iniciativat dhe hapat e vazhdueshëm diplomatikë që po ndërmerren në kuadër të të ashtuquajturit "koalicion i të përgatiturve".

"Negociatat për paqe po marrin intensitet ditët e fundit, por fokusi duhet të mbetet në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën", njoftoi Zyra e kryeministrit britanik.

Në bisedë i theksua në mënyrë të veçantë koordinimi i ngushtë që ky grup po zhvillon me NATO-n në përgatitje për një ndërprerje të mundshme të armiqësive.

Në të njëjtën kohë, Moska tregon kanalin e saj të kontakteve. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov përkujtoi më 28 nëntor se Rusia për zgjidhjen ukrainase bisedon ekskluzivisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni më parë kishte ofruar një plan me 28 pika, i cili shkaktoi pakënaqësi në Kiev dhe midis partnerëve evropianë të Ukrainës, ndërsa ata u përpoqën ta ndryshonin atë ndjeshëm.

Aktivitetet diplomatike rifilluan më 23 nëntor në Gjenevë, ku delegacionet amerikane dhe ukrainase diskutuan për kornizën e paqes. Sipas konstatimeve të RBC-Ukrainë, pjesëmarrësit ranë dakord për shumicën e pikave të propozimit të SHBA-së, ndërsa disa çështje kyçe u lanë për bisedime të drejtpërdrejta midis presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, data e të cilave nuk është caktuar ende.

Më vonë Tramp njoftoi se numri i pikave në plan ishte zvogëluar nga 28 në 22. Pritet që hapat e ardhshëm diplomatikë të japin një pamje më të qartë të perspektivave për përfundimin e konfliktit dhe çfarë mund të përfshijë "paqja e drejtë dhe e qëndrueshme" për të cilën flasin përfaqësuesit perëndimorë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR