• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Borrell propozon ndëprerje të dialogut politik në kuadër të Marrëveshjes për asociim mes BE-së dhe Izraelit

Stano: Borrell propozon ndëprerje të dialogut politik në kuadër të Marrëveshjes për asociim mes BE-së dhe Izraelit

Bruksel, 14 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell të hënën në mbledhje të Këshillit të punëve të jashtme (GAK) do të kërkojë  nga shefat e diplomacive të vendeve-anëtare që ta shprehin mendimin e tyre për propozimin e tij për ndërprerje të dalogut politik mes Unionit dhe Izraelit në kuadër të Marrëveshjes për asociim, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano.

Stano përkujtoi se Borrel në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të vendeve të Bashkimti Evropian muajin e kaluar në Luksemburg, paralajmëroi se gjatë mbledhjes së ardhshme të GAK do të inicojë bisedë për atë se si anëtarët e BE-së shikojnë në operacionin izraelit në Gaza dhe nëse me këtë rast Izraeli i shkel të drejat e njeriut dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare.

"Siç ka paralajmëruar tashmë muajin e kaluar, ai do t'u kërkojë ministrave të vendeve-anëtare të shqyrtojnë mundësinë e veprimeve, vendimeve ose masave të mëtejshme nga BE-ja bazuar në opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rezolutat e miratuara të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe të shqyrtohet nëse Izraeli ka shkelur të drejtat e njeriut dhe nëse respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare në përputhje me nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit (të BE-së) me Izraelin", deklaroi Stano.

Ai sqaroi se propozimi i Borrelit "do të vihet në tavolinë" para ministrave dhe ata do të vendosin përfundimisht për të, duke kujtuar se Marrëveshja e Asociimit është një kuadër politik institucional që rregullon marrëdhëniet mes BE-së dhe Izraelit.

"Çdo vendim në lidhje me pjesën politike të kësaj Marrëveshjeje kërkon konsensusin e të gjitha vendeve-anëtare, kështu që përfaqësuesi i lartë në këtë fazë u ka paraqitur ministrave një propozim për diskutim për mundësinë e pezullimit të dialogut politik. Është në dorën e ministrave gjatë diskutimit të shohin nëse janë dakord apo jo me të", shtoi Stano.

Zëdhënësi i KE-së theksoi se propozimi i Borrellit nuk do të thotë ndërprerje e bisedieve politike me Izraelin, por i dialogut politik, i cili është pjesë e Marrëveshjes për asociiim mes BE-së dhe Izraelit me qëllime dhe deyra të definuara qartë.

Sipas Stanos, deri më tani në disa raste edhe disa vende-anëtare të BE-së e kanë ngritur çështjen për atë nëse Izraeli e shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare, kështu që ministrat do të duhet në bazë të indikacioneve të kapshme dhe dëshmive të vlerësojnë nëse kjo në të vërtetë është rast dhe të prononcohen nëse pajtohen me propozimin e Borrellit për ndërprerje të diloagut politik në kuadër të Marrëveshjes për asociiim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR