Speca të mbushur
- Nëse jeni duke kërkuar shujtë të shijshëm dhe të shëndetshëm që nuk përmban mish, këto speca të mbushur janë zgjedhja e duhur. Janë ideale si pjatë kryesore për drekë ose darkë, të pasura me perime dhe aroma që zgjojnë oreksin. Përgatitini për veten tuaj apo për familjen - shija me siguri do t'ju befasojë!
- Post By Sadete Nebi
- 10:09, 14 gusht, 2025
Nëse jeni duke kërkuar shujtë të shijshëm dhe të shëndetshëm që nuk përmban mish, këto speca të mbushur janë zgjedhja e duhur. Janë ideale si pjatë kryesore për drekë ose darkë, të pasura me perime dhe aroma që zgjojnë oreksin. Përgatitini për veten tuaj apo për familjen - shija me siguri do t'ju befasojë!
Përbërësit (për 4 persona):
8–9 speca të mëdhenj për mbushje
500 gram patate të qëruara dhe të grira trashë
2 karota, të grira trashë
3 thelpinj hudhër, të grira imët
1 qepë e grirë imët
1/3 tufë majdanoz i grirë imët
2 lugë erëza të thata
1 domate e madhe e qëruar dhe e grirë
1 lugë gjelle piper djegës/i butë i shtypur
kripë deti sipas dëshirës
piper i zi i sapobluar sipas dëshirës
vaj ulliri

Përgatitja:
Lani specat, hiqni kërcejtë dhe farat. Lërini mënjanë. Në një tigan me vaj, skuqni patatet, karotat, qepët, hudhrën, majdanozin dhe domaten e grirë. Shtoni erëzat e thata, specin e shtypur, kripën dhe piperin. Përziejini mirë që të bashkohet përzierja dhe hiqini nga zjarri. Mbushni specat me përzierjen e përgatitur. Radhitni në një enë ose tigan që mund të futet në furrë duke hedhur pak vaj ulliri dhe 150 ml ujë sipër. Mbulojini me letër alumini dhe piqini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 40–50 minuta. Hiqni letrën e aluminit 10 minutat e fundit që të piqet pjesa e sipërme.
Foto: Fripik