SPB Tetovë: Zbardhen 14 vjedhje të rënda, tentime për vjedhje të rënda dhe vjedhje
"Sektori për punë të brendshme Tetovë, tek Prokuroria Themelore Publike, ka parashtruar kallëzim penal kundër E.F. (21), E.A. (26), A.D. (22) dhe një 17-vjeçar tjetër të gjithë nga fshati Dobridoll i Gostivarit. Ata dyshohen se kanë kryer nëntë grabitje të rënda, katër grabitje të rënda në tentativë dhe një vjedhje, të dënueshme nga nenet 235 dhe 236 të Kodit Penal. Ato veprime i kanë kryer në shtëpi dhe objekte ndihmëse në fshatrat e Tetovës: Bogovinjë, Pirrok, Palçisht i Poshtëm, Sedlarcë e Epërme, Siniçan dhe Kamenjan, ku kanë hyrë me dhunë dhe kanë marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera, me çka kanë shitur një pjesë të bizhuteri në argjendaritë në Gostivar", informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Të dyshuarit akuzohen se vjedhjet i kanë bërë në muajin prill, maj, gusht dhe shtator të këtij viti. fb/