Sot në Ankara takim Erdogan - Micotakis dhe takim i Këshillit të lartë të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë
- Me dhjetë ministra nga Qeveria, delegacioni grek i kyesuar nga kryeministri i vendit Kirjakos Micotakis sot do të marrë pjesë në Këshillin e lartë të gjashtë të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë që do të mbahet në Ankara.
Athinë, 10 shkurt 2026 (MIA) - Me dhjetë ministra nga Qeveria, delegacioni grek i kyesuar nga kryeministri i vendit Kirjakos Micotakis sot do të marrë pjesë në Këshillin e lartë të gjashtë të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë që do të mbahet në Ankara.
Marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi, progresi në dy vitet e kaluara pas nënshkrimit të Deklaratës së Athinës, ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, pritet të jenë temat e Këshillit, informoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Zohiu sqaroi se delegacionin që do ta kryesojë kryeministri grek Kirjakos Micotakis e përbëjnë ministrat e Punëve të Jashtme, të Ekonomisë Nacionale dhe Financave, të Zhvillimit, të Arsimit, të Migracionit dhe Azilit, të Mbrojtjes së Qytetarëve, të Mbrojtjes Civile, Kulturës, Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme kompetent për diplomaci ekonomike.
Lidhur me temat theksoi se do të fokusphen në ato me interes dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar.
Në aspektin dypalësh do të bisedojnë për migracionin, bashkëpunimin në mbrojtjen civile, në ekonomi dhe shkëmbimin tregtar, në luftën me krimin e organizuar dhe në kulturë.
Nga ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare në axhendë do të jenë edhe Lindja e Afërt, Irani dhe Ukraina. mb/
Foto: MIA