• e martë, 24 dhjetor 2024

Sondazh: Gjysma e grave shkencëtare në botë janë viktima të shqetësimit seksual

Sondazh: Gjysma e grave shkencëtare në botë janë viktima të shqetësimit seksual

Paris, 16 mars 2023 (MIA) - Çdo e dytë grua shkencëtare në botë, ka qenë viktimë e shqetësimit seksual në vende të punës gjatë karrierës së tyre, tregojnë rezultatet e anketës ndërkombëtare të Ipsos për fondacionin Loreal.

Sipas hulumtimit të rreth 5.000 shkencëtarëve burra dhe gra në 117 vende, 49 për qind e shkencëtarëve gra kanë thënë se "janë përballur personalisht me të paktën një situatë të shqetësimit seksual gjatë karrierës së tyre". Pothuajse gjysma e atyre shqetësimeve ishin pas paraqitjes së lëvizjes "Edhe unë" (Me too) në vitin 2017.

Për 65 për qind të grave, situatat e këtilla kishin ndikim negativ ndaj karrierave të tyre.

Megjithatë, vetëm një nga pesë viktimat ka denoncuar tek punëdhënësi, tregon sondazhi, në të cilën janë anketuar gra nga fusha të shkencës, teknologjisë dhe inxhinierisë, në kuadër të 50 institucioneve publike dhe priavete. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR