• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sondazh: Bie mbështetja nga izraelitët për Netanjahun, gjithsej 15 për qind dëshirojnë që ai të mbetet kryeministër

Sondazh: Bie mbështetja nga izraelitët për Netanjahun, gjithsej 15 për qind dëshirojnë që ai të mbetet kryeministër

Jerusalem, 2 janar 2023 (MIA) - Gjithsej 15 për qind e izraelitëve dëshrojnë që kryeministri Benjamin Netanjahu të mbetet në funksion pas përfundimit të luftës me Hamasin në Gaza, tregojnë rezultatet nga anketa e publikuar sot.

Rivali i tij politik dhe partneri aktual në qeveri gjatë luftës, centristi Beni Ganc, ka marrë mbështetje nga 23 për qind e të anketuarve, ndërsa rreth 30 për qind nuk kanë theksuar lider të preferuar.

Në sondazhin e Institutit izraelit për demokraci (IDI), 56 për qind e të anketuarve kanë thënë se vazhdimi i ofensivës ushtarake është mënyra më emirë për kthimin e pengjeve, ndërsa 24 për qind konsiderojnë se shkëmbimi edhe i një mijë të burgosurve palestinezë do të ishte zgjidhja më e mirë.

Sondazhi u krye me 746 të anketuar nga 25 deri më 28 dhjetor, me një nivel besimi prej 95 për qind, theksoi IDI.

Një studim i mëparshëm i IDI në dhjetor zbuloi se 69 për qind e izraelitëve besonin se zgjedhjet duhet të mbaheshin sapo të përfundonte lufta.

Netanjahu të shtunën deklaroi se do të duheshin muaj për të fituar.

Sondazhet e përsëritura kanë treguar se popullariteti i tij ka rënë që nga sulmi i befasishëm nga Hamasi në tetor, dita më vdekjeprurëse në 75 vitet e Izraelit.

Megjithatë, një përqindje shumë më e madhe mbështet strategjinë e tij për të goditur militantët në enklavën palestineze.

Netanjahu u zotua të shkatërrojë Hamasin pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që vrau 1200 njerëz dhe rrëmbeu 240 njerëz. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR