• e martë, 24 dhjetor 2024

Socialistët bullgarë e braktisën seancën e qeverisë për shkak të pikës për furnizimin e serisë së dytë të F-16 bllok 70

Socialistët bullgarë e braktisën seancën e qeverisë për shkak të pikës për furnizimin e serisë së dytë të F-16 bllok 70
Sofje, 28 korrik 2022 (MIA) – Ministrat e Partisë Socialiste Bullgare  e braktisën seancën e fundit të qeverisë kur filloi të debatohet për çështjen për furnizimin  e serisë së dytë të tetë aeroplanëve ushtarakë amerikanë F-16 Block 70 (F-16 Bllok 70), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Kornelia Ninova komentoi se ajo dhe tre të tjerë dhe kolegë ministra të Partisë Socialiste Bullgare e kanë braktisur seancën e qeverisë për shkak se sot kanë kuptuar për ofertën e marrë për serinë e dytë të tetë aeroplanëve ushtarakë F-16 Bllok 70, si dhe për ecurinë e bisedimeve midis autoriteteve bullgare dhe korporatës amerikane Marti Lokhid. Sipas zëvendëskryeministres dhe lidere e socialistëve bullgarë, Kornelia Ninova, kjo bisedë dhe vendime tani janë të dëmshme për Bullgarinë. Sipas saj, Bullgaria është në disa kriza - ekonomike, sociale, si dhe mungesë të vizionit për atë çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Diskutimi i çdo formë të shpenzimeve të reja investuese, të çfarëdo madhësie, për tetë F-16 të rinj është absolutisht i papranueshëm, shtoi ajo. Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në brifing në ndërtesën e qeverisë në Sofje komentoi se padyshim nuk  ekziston asnjë mënyrë që të miratohen në kuadër  të kësaj qeverie shpenzimet e blerjes së 8 aeroplanëve të rinj amerikanë, të cilët do të formojnë komplet të tërë skuadrilje ajrore ushtarake prej 16 aeroplanë për Bullgarinë. Ky projekt do t'i lihet qeverisë kalimtare, komenton Zakovi. Oferta për blerjen e tetë avionëve të rinj tashmë ka mbërritur në Sofje, ndërsa Forcat Ajrore Bullgare kryejnë analizë të  dokumenteve. Ai shfaqi shpresë se mbetet vullneti politik që të përfundohet blerja e serisë së dytë të aeroplanëve luftarakë amerikanë, sepse kjo është e rëndësishme për aviacionin bullgar dhe armatën bullgare në përgjithësi. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR