• e martë, 24 dhjetor 2024

Socialistët bullgarë do të tentojnë të formojnë qeveri, ndërsa për kryeministër do ta propozojnë Asen Vasilevin

Socialistët bullgarë do të tentojnë të formojnë qeveri, ndërsa për kryeministër do ta propozojnë Asen Vasilevin
Sofje, 26 korrik 2022 (MIA) - Partia socialiste bullgare nuk do ta kthejë mandatin e tretë dhe të fundit për formim të Qeverisë, vendosi Këshilli nacional i partisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Trupi ekzekutiv i socialistëve bullgar me 96 vota "për", 15 "kundër" dhe dy të përmbajtur votoi partia e tyre të tentojë ta realizojë mandatin, në vend se t'ia kthejë presidentit bullgar, Rumen Radev. Pritet BSP ë parlament të propozojë program ligjvënës me 97 masa - ndryshime të ligjeve, propozime për zgjedhje në funksione udhëheqëse. Programi do të jetë gjashtëmujor - deri në fund të vitit dhe do të shërbejë si test për mbështetjen e mundshme për kabinetin. Nëse programi e mbledhë shumicën prej 121 deputetëve në Kuvendin e 47-të nacional të Bullgarisë, ditën e nesërme BSP do të parashtrojë kandidatin e vet për kryeministër, ndërkaq ai do të jetë Asen Vasilev. "Nëse programi të premten nuk grumbullon shumicën në Kuvendin nacional, BSP do ta kthejë mandatin", deklaroi zëvendëskryeministrja dhje lidere e BSP-së, Kornelia Ninova. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR