• e premte, 05 dhjetor 2025

Skot Besent: Kemi bazë për marrëveshje tregtare me Kinën, kanë mbetur çështjet teknike

Skot Besent: Kemi bazë për marrëveshje tregtare me Kinën, kanë mbetur çështjet teknike

Uashington, 31 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Financave të SHBA-së, Skot Besent deklaroi sot se SHBA-ja dhe Kina kanë "bazë për marrëveshje" rreth tregtisë para afatit kyç për vendosjen e tarifave të reja, duke shtuar se është vetëm çështje teknike.

"Besoj se kemi bazë për marrëveshje. Ka ende disa detaje teknike nga ana kineze të cilat duhen të sqarohen. Jam i bindur se kjo do të zgjidhet edhe pse marrëveshja nuk ka përfunduar ende plotësisht", deklaroi Besent për Si-En-Bi-Si.

Pauza aktuale e tarifave të ndërsjella midis SHBA-së dhe Kinës skadon më 12 gusht, ndërsa Besent së fundmi deklaroi se dialogu midis Uashingtonit dhe Pekinit po bëhet "më delikat" dhe se ekziston progres në mirëkuptimin e ndërsjellë, por në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se Amerika nuk është e kënaqur që Kina ende blen naftë nga Irani. rq/

Foto: Besent në Iks, skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR