• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Skaj njuz: Në një sulm ajror në Gaza është goditur një kishë ortodokse greke ku kanë qenë të strehuar palestinezë të shpërngulur

Skaj njuz: Në një sulm ajror në Gaza është goditur një kishë ortodokse greke ku kanë qenë të strehuar palestinezë të shpërngulur

Jerusalem, 20 tetor 2023 (MIA) - Kisha ortdokse greke Shën Porfirij në Gaza është goditur mbrëmë gjatë sulmeve ajrore, kumtoi Patriarkana e Jerusalemit. Sipas Skaj njuz në të kanë gjetur strehim palestinezët e shpërngulur.

Patriarkana shtoi se mbetet e përkushtuar në detyrën e saj fetare dhe morale që të sigurojë mbështetje dhe strehim për të gjithë ata që kanë nevojë, edhe krahas kërkesave vijuese izraelite për evakuimin e civilëve dhe presionin ndaj kishave, publikoi CNN.

Mohamed Abu Salmia, drejtor i përgjithshëm i spitalit Shifa, tha se dhjetëra persona janë lënduar në kishën Shën Porfirij, por nuk mund të jepte bilanc të saktë tëtë vdekurve sepse trupat janë ende nën rrënoja.

Autoritetet palestineze e kanë akuzuar sulmin ajror palestinez për shpërthimin. Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se qëllimi ka qenë komanda dhe qendra kontrolluese e Hamasit në afërsi, që ka shkaktuar dëmtim në murin e kishës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR