Sirski: Situata në frontin jugor po përkeqësohet, forcat ruse kanë pushtuar tre vendbanime
- Komandanti suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Aleksandar Sirski, kumtoi se situata në rajonet Aleksandrovka dhe Gulajpole ishte përkeqësuar, ku forcat ruse kanë përparuar dhe kanë pushtuar tre vendbanime.
- Post By Ramize Qamili
- 08:43, 12 nëntor, 2025
Kiev, 12 nëntor 2025 (MIA) - Komandanti suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Aleksandar Sirski, kumtoi se situata në rajonet Aleksandrovka dhe Gulajpole ishte përkeqësuar, ku forcat ruse kanë përparuar dhe kanë pushtuar tre vendbanime.
"Situata në rajonet Aleksandrovka dhe Gulajpole është përkeqësuar ndjeshëm, ku armiku, duke përdorur epërsi numerike në forca dhe mjete, përparoi në beteja të ashpra dhe pushtoi tre vendbanime. Ushtarët e grupit jugor të forcave po zhvillojnë beteja të ashpra për Rovnopolin dhe Jablukovon", shkroi Siriski në rrjetet sociale.
Ai theksoi se forcat ukrainase marrin masa mbështetëse dhe se fuqia e kombinuar e zjarrit po i shkakton "humbje të konsiderueshme të agresorit".
"Çdo metër i tokës sonë i kushton Rusisë qindra ushtarë", theksoi Sirski.
Sipas tij, vetëm në zonën operative të grupit jugor të forcave, në tre ditët e fundit armata ruse ka humbur rreth 800 ushtarë dhe më shumë se njëqind njësi të pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Sirski theksoi se trupat ruse janë aktualisht më aktive në drejtimin Pokrovski, ku po zhvillohen rreth 40 për qind të luftimeve.
Foto: Sirski në rrjetin social