Sijarto: Situata globale mund të përmirësohet vetëm nëse vendet i kthehen diplomacisë dhe dialogut
- Rruga drejt një dialogu të sigurt dhe të suksesshëm kalon nëpër Euroazi, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto.
- Post By Ramize Qamili
- 11:49, 28 tetor, 2025
Budapest, 28 tetor 2025 (MIA) - Rruga drejt një dialogu të sigurt dhe të suksesshëm kalon nëpër Euroazi, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto.
Para se të udhëtonte për të vizituar kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, Sijarto theksoi se vetëm dialogu Lindje-Perëndim mund ta përmirësojë situatën aktuale kritike të sigurisë në botë.
"Siguria globale është në gjendje kritike, sigurisht më e keqja që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por ndoshta edhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore", theksoi ministri hungarez i Punëve të Jashtme.
Sipas tij, situata mund të përmirësohet vetëm nëse vendet i rikthehen diplomacisë dhe dialogut.
"Nëse nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë, do të kemi probleme të vërteta", shtoi ai.
Sipas tij, dialogu me Euroazinë është shtyllë shumë e rëndësishme.
"Duhet të gjejmë rrugën drejt një Evrope të sigurt dhe të fuqishme, ndërsa kthimi në atë rrugë çon përmes dialogut me Euroazinë", përfundoi Sijarto. rq/
Foto: Sijarto në Fejsbuk