Sijarto: Edhe një tjetër sulm ndaj naftësjellësit "Druzhba", tentimi i ri për të na futur në luftë, nuk do të ketë sukses
- Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, sot deklaroi se ka pasur një tjetër sulm ndaj tubacionit të naftës "Druzhba", me çka është ndërprerë transporti i naftës drejt Hungarisë.
- Post By Ramize Qamili
- 09:47, 22 gusht, 2025
Budapest, 22 gusht 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, sot deklaroi se ka pasur një tjetër sulm ndaj tubacionit të naftës "Druzhba", me çka është ndërprerë transporti i naftës drejt Hungarisë.
"Gjatë natës morëm lajmin se tubacioni i naftës 'Druzhba' në kufirin ruso-bjellorus është sulmuar përsëri - për herë të tretë për një periudhë të shkurtër kohore. Transporti i naftës drejt Hungarisë është ndërprerë përsëri", theksoi Sijarto në publikimin në Fejsbuk.
Sijarto vlerësoi se bëhet fjalë për "një tjetër sulm" ndaj sigurisë energjetike të Hungarisë.
"Një tjetër përpjekje për të na futur në luftë. Nuk do të ketë sukses. Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për paqe me gjithë forcën tonë dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare", tha Sijarto.
Fluksi i naftës ruse në Hungari u ndërpre më herët më 17 gusht, pasi që Ukraina dyshohet se sulmoi përsëri tubacionin "Druzhba", ndërsa rrjedha e naftës u rinovua tre ditë më parë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s