• e diel, 22 dhjetor 2024

Si Xhinping zgjedhet për herë të tretë president i Kinës

Si Xhinping zgjedhet për herë të tretë president i Kinës

Pekin, 10 mars 2023 (MIA) - Parlamenti kinez, Kongresi nacional popullor, e ka rizgjedhur Si Xhinping për president të Kinës, i cili mori mandatin e tretë pesëvjeçar, që paraqet precedent histporik në këtë vend.

Në të njëjtëmn kohë, Si Xhinping u zgjodh për presidenti i Këshillit qendror ushtarak të Kinës.

Në zgjedhjet nuk kishte kandidati tjetër, ndërsa votimi ka zgjatur një orë, ndërsa rezultatet janë numëruar në rrugë elektronike për 15 minuta.

Xhao Lexhi është zgjedhur kryetar i Komitetit të përhershëm të Kongresit të 14-të nacional popullor, njoftuan mediat kineze.

Gjatë mbledhjes së Seancës së parë të Kongresit të 14-të nacional popullor, u miratua plani për reformim të institucioneve të Këshillit shtetëror të Qeverisë kineze. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR