• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtrejtohen dizelli, çmimi i benzinës mbetet i njejtë

Shtrejtohen dizelli, çmimi i benzinës mbetet i njejtë

Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Dizelli prej sonte në mesnatë do të rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës, shërbimeve ujore dhe shërbimeve për menaxhim me mbeturinave komunale (KRRE). Me vendim u rritën çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm. 

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 69,5 denarë për litër. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten në 75,5 denarë për EUROSUPER BS - 95, 77,5 denarë për EUROSUPER BS - 98 dhe 69 denarë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1). 

Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i naftës M-1 NS do të rritet për 0,207 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 36,947 denarë.

Nga KRRE-ja potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë tek benzinat mesatarisht për 0,368, ndërsa derivatet e tjera janë rritur tek dizeli për 2,18 për qind, për vajin ekstra të lehtë, 1,481 dhe tek mazuti për 1.689 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen paraprake, është më i ulët për 0,6675 për qind. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR