• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatë të vdekur në zjarrin në afërsi të kryeqytetit të Filipineve

Shtatë të vdekur në zjarrin në afërsi të kryeqytetit të Filipineve

Manila, 9 prill 2023 (MIA) - Shtatë persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën mbrëmë në një zjarr të madh që ka ndodhur në afërsi të Manilës, kryeqyteti i Filipineve, kumtoi sot policia.

Disa familje që jetojnë në të njëjtën shtëpi në Tajtaj, komunë me popullatë të dendur në juglindje nga Manila, janë përfshirë nga zjarri, kumtoi policia.

Në zjarr janë shkatërruar 40 shtëpi, ndërsa shtëpia ku vdiqën njerëzit ishte e arritshme vetëm përmes një kalimi të gjatë dhe të ngushtë.

Mes të vdekurve është një vajzë dyvjeçare dhe një djalë 12-vjeçar, të cilët nuk arritën të shpëtonin, deklaroi ushtruesi i detyrës së shefit të policisë në Tajtaj.

Të paktën një person ka mbetur i plagosur, kumtoi policia, duke shtuar se 60 familje kanë mbetur pa shtëpi.

Zjarri u shua për dy orë, bënë të ditur zyrtarët, ndërsa hetuesit dyshojnë se shkak ishte një mosfunksionim në instalimet elektrike në njërën prej godinave. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR