Shtatë studentë egjiptianë janë mbytur në det në afërsi të Aleksandrisë
- Shtatë studentë janë mbytur në Detin Mesdhe pranë brigjeve të qytetit egjiptian Aleksandria, raportuan mediat lokale.
- Post By Melahat Baftija
- 16:01, 24 gusht, 2025
Kajro, 24 gusht 2025 (MIA) - Shtatë studentë janë mbytur në Detin Mesdhe pranë brigjeve të qytetit egjiptian Aleksandria, raportuan mediat lokale.
Ministria egjiptiane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se trupat e gjashtë studentëve të mbytur u gjetën dje dhe një sot pranë një plazhi në zonën al-Axhami në Aleksandrinë perëndimore.
Njëzet e katër persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital.
Sipas mediave egjiptiane, viktimat ishin pjesë e një grupi prej rreth 147 studentësh nga provinca Sohag në Egjiptin jugor, të cilët kishin ardhur në Aleksandri për një kurs veror.
Tragjedia ndodhi pasi një studente hyri në det mes valëve të forta, pavarësisht një ndalimi noti të shënuar nga një flamur paralajmërues i kuq në plazh. Duke u përpjekur ta shpëtonin, shumë nga kolegët e saj u hodhën në ujë, dhe disa u zhdukën në valë. Viktimat janë të moshës midis 15 dhe 21 vjeç. mb/
Foto: EPA