• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Vendimi i OPEK+ për të zvogëluar prodhimin e naftës është i gabuar

Shtëpia e Bardhë: Vendimi i OPEK+ për të zvogëluar prodhimin e naftës është i gabuar
Uashington, 6 tetor 2022 (MIA) - Vendimi i OPEK+ për të zvogëluar prodhimin e naftës për dy milionë fuçi në ditë tregon qartë se ato vende i pëlqejnë Rusisë, deklaroi mbrëmë Karin Zhan-Pjer, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Sipas saj, vendimi është një "gabim". Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë të veçantë për vendimin e OPEK+.

"Presidenti Bajden është i zhgënjyer nga vendimi dritëshkurtër i OPEK+ për të zvogëluar kuotat e prodhimit të naftës në një kohë kur ekonomia botërore po përballet me efektet negative të vazhdueshme të pushtimit të Ukrainës nga Putini. Në një kohë kur stabiliteti i furnizimit global me energji është i një rëndësie vendimtare, vendimi i OPEK+ do të shkaktojë veçanërisht një ndikim edhe më negativ në vendet me standard të ulët dhe të mesëm jetese, të cilat ende vuajnë nga rritja e çmimeve të energjensave", njoftuan nga  Shtëpia e Bardhë.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR