• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja mbledh informacione rreth përplasjeve me fluturake pa pilot ndaj Moskës

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja mbledh informacione rreth përplasjeve me fluturake pa pilot ndaj Moskës

Uashington, 31  maj 2023 (MIA) - SHBA-ja mbledh informacione në lidhje me përplasjet me fluturake pa pilot ndaj Moskës, komunikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Në komunikatë u potencua se Uashingtoni nuk mbështet shkaktim të sulmeve në territorin e Rusisë dhe se SHBA-ja është plotësisht e përqendruar në dhënien e ndihmës Ukrainës në lidhje me kthimin e territoreve të okupuara të Ukrainës nga Rusia.

"Ne i kemi parë lajmet dhe tani për tani mbledhim informacione për ngjarjet. Në përgjithësi, nuk aprovojmë sulme në territorin e Rusisë", deklaroi Karin Zhan-Pjer, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratën u saktësua se vetëm gjatë muajit maj, Kievi ka qenë subjekt i sulmeve ruse me raketa dhe dron 17 herë.

"Shumë nga këto sulme shkatërruan zona civile, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj brutale ndaj popullit të Ukrainës", tha Zhan-Pjer

Ajo  edhe një herë përsëriti se "Rusia filloi këtë agresion dhe luftë të paprovokuar kundër Ukrainës dhe mund t'i japë fund në çdo kohë". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR