• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë përsëriti se SHBA-ja nuk e mbështesin armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Shtëpia e Bardhë përsëriti se SHBA-ja nuk e mbështesin armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Uashington, 10 janar 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka përsëritur se SHBA-ja nuk e mbështet armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi tha se nuk ka ndryshim në qëndrimin e SHBA-së rreth kësaj çështje "sepse nuk besoj se tani për këtë ka dobi dikush përveç Hamasit".

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën e refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt publikoi se Rripi i Gazës është bërë "vendi më i keq në tokë".

"Gaza është vendi më i keq në tokë, ndërsa enklava u shndërrua në vend, që nuk është i përshtatshëm për jetesë", deklaroi zëdhënësi i agjencisë, Adnan Abu Hasna.

Rreth 1.9 milionë njerëz janë të zhvendosur në të gjithë Gazën, me rreth 1.4 milionë që kërkojnë strehim në 155 shkolla dhe strehimore të drejtuara nga Kombet e Bashkuara.

Shumica e popullsisë së Gazës po përpiqet të gjejë shpëtim në qytetin Rafah në kufirin me Egjiptin. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR