• e diel, 22 dhjetor 2024

Shqipëria e filloi mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së KB-së

Shqipëria e filloi mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së KB-së
Tiranë, 1 janar 2022 (MIA) – Shqipëria prej sot e ka filluar mandatin dyvjeçar të anëtares jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KB) e cila është zgjedhur për periudhën e vitit 2022-2023. Vendi mori mbi dy të tretat e votave më 11 qershor për një mandat dy vjeçar, pas 65 vitesh anëtarësim. “Lajm i mirë. Me 175 vota prej 117 sa nevojitej, Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së për vitin 2022-2023”, e publikoi kështu atëherë lajmin kryeministri Edi Rama. Këshilli i sigurimit ka 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare një prej të cilave tani është dhe Shqipëria kanë mandat dy vjeçar. Këshilli i Sigurisë së KB-së është një nga organet e Kombeve të Bashkuara përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë mes popujve. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR