• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpëtohen rreth 90 emigrantë në jug të ishullit grek të Kretës

Shpëtohen rreth 90 emigrantë në jug të ishullit grek të Kretës

Athinë, 1 shtator 2025 (MIA) - Në dy operacione të ndara në det në pjesën jugore të ishullit grek të Kretës gjatë natës dhe herët në mëngjes u shpëtuan gjithsej 90 emigrantë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në rastin e parë, gjatë natës një anije patrullimi e rojes bregdetare zbuloi një anije e cila transportonte 51 persona, ndërsa në rastin e dytë herët këtë mëngjes një anije e Fronteksit shpëtoi 39 emigrantë.

Të gjithë u transportuan shëndoshë e mirë në port në Kretë.

Në zonën konkrete në jug të Kretës dhe në afërsi të ishullit Gavdos dhe të shtunën u shpëtuan një grup emigrantësh, gjithsej 67 persona, ndërsa katër prej tyre, tre shtetas të Sudanit dhe një i Sudanit të Jugut, u arrestuan nën dyshimin se janë kontrabandistë. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR