• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpërthime në rajonin rus Voronezh pas sulmit me dronet ukrainase

Shpërthime në rajonin rus Voronezh pas sulmit me dronet ukrainase

Moskë, 7 shtator 2024 (MIA) - Autoritetet në rajonin jugperëndimor rus Voronezh sot kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit me dron ukrainas dhe shperthimeve në rajonin Ostrogozhsk.

Guvernatori i Voronezh, Aleksandar Gusev, në Telegram publikoi se disa lagje në rajonin Ostrogozhsk janë evakuuar pas disa shpërthimeve të shkaktuara nga sende me materiale shpërthyese.

Gusev nuk e identifikoi objektin, por monitoruesit ukrainas supozuan se është goditur një depo për municion, transmeton DPA.

Sipas Gusev, nuk ka viktima dhe nuk është e qartë shkalla e dëmit. Numri më i madh i viktimave kanë gjetur akomodim tek miqtë dhe familjarët, tha ai.

Voronezh, i cili e ndan kufirin me rajonin ukrainas Lugansk, ka qenë nën sulm të vazhdushëm nga dronet ukrainase të drejtuara drejt magazinave për karburant dhe magazinave për municion nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022.

Ndërkohë, mbrojtja ajrore ukrainase njoftoi se ka rrëzuar 58 nga 67 drone ruse, nga të cilët disa kanë hyrë në hapësirën ajrore bjelloruse. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR