• e diel, 22 dhjetor 2024

Shpërthim në Krime, Moska thotë se është goditur selia e Flotës së Detit të Zi

Shpërthim në Krime, Moska thotë se është goditur selia e Flotës së Detit të Zi

Moskë, 22 shtator 2023 (MIA) - Një shpërthim i fuqishëm sot ka jehuar në Sevastopol, qyteti më i madh i gadishullit ukrainas Krime, i cili në vitin 2014 u aneksua nga Rusia. Njëherit, ai është edhe porti më i madh, ku është vendosur selia e Flotës ruse të Detit të Zi.

Moska e vërtetoi sulmin. "Selia e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol ka qenë e ekspozuar në një sulm raketor", deklaroi sot guvernatori prorus Mihail Razvozaev. "Armiku ka kryer sulm raketor ndaj shtabit të flotës. Një fragment ka rënë në afërsi të teatrit Lunaçarski... Të gjitha shërbimet operative kanë dalë në vendin e incidentit. Informaiconet për viktimat mblidhen. Ju lusim të qëndroni të qetë. Dhe mos publikoni fotografi dhe video", porositi Razvozaev në Telegram.

Pas eksplodimit ka shpërthyer një zjarr. Razvozaev shtoi se një sulm i ri ishte i mundur dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit, ku ndodhet selia e Flotës së Detit të Zi.

"Zjarrfikësit janë në terren", tha guvernatori prorus.

Mediat lokale raportojnë se ka panik në rrugët e qytetit portual dhe tym i zi i dendur është ngritur mbi Sevastopol. "Raketat na fluturuan mbi kokat dhe më pas u dëgjuan shpërthime të forta", raportojnë mediat dëshmitë e dëshmitarëve okularë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR