• e martë, 24 dhjetor 2024

Sholc kërkoi nga Putini tërheqje të plotë të trupave ruse

Sholc kërkoi nga Putini tërheqje të plotë të trupave ruse
Berlin, 13 shtator 2022 (MIA) – Kancelari gjerman Olaf Sholc i ka bërë sot thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të urdhërojë “tërheqje të plotë” të trupave ruse nga Ukraina ku po përballen me një kundërofensivë ukrainase. "Në një bisedë telefonike 90-minutëshe me presidentin rus, Sholc këmbënguli se duhet gjetur një zgjidhje diplomatike sa më shpejt që të jetë e mundur, bazuar në një armëpushim, tërheqje të plotë të trupave ruse dhe respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës", thuhet në komunikatën nga Kabineti i Sholcit. Sholci gjithashtu kërkoi nga Putini që ta zbatojë "plotësisht" marrëveshjen e eksportit të drithërave të Ukrainës. "Ushtria ukrainase ka ndërmarrë pothuajse 6.000 kilometra katrorë territor nga forcat ruse gjatë një kundërofensive të nisur në fillim të shtatorit", deklaroi të hënën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR