• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sholc: Gjermania me aleatët e saj biseduan për kufijtë e sigurisë për Ukrainën

Sholc: Gjermania me aleatët e saj biseduan për kufijtë e sigurisë për Ukrainën
Berlin, 3 korrik 2022 (MIA) – Gjermania diskutoi për kufijtë e sigurisë për Ukrainën me aleatët e saj me qëllim që të përgatitet për periudhën pas përfundimit të luftës  në Ukrainë, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Sholc për televizionin gjerman ARD. “Me miqtë e afërt diskutuam për kufijtë e sigurisë për Ukrainën që mund t’i sigurojmë. Ky është proces i gjatë. E qartë është se gjendja nuk do të jetë e njëjtë ashtu siç ka qenë për një nga anëtarët e NATO-s”, tha Sholc. Ai shtoi se me kujdes po përgatiten në fushën diplomatike “për ditë kur të gjithë shpresojmë se do të vije së shpejti – dita kur lufta do të përfundon”. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR