• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sholc dhe Kamerun i dënuan sulmet terroriste në sallën e koncerteve "Krokus" në Moskë

Sholc dhe Kamerun i dënuan sulmet terroriste në sallën e koncerteve

Berlin, 23 mars 2024 (MIA) - Kancelari gjermam Olaf Sholc dhe ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron e kanë dënuar sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në afërsi të Moskës.

Sholc në platformën "Iks" shkroi se e dënon sulmin terrorist ndaj vizitorëve e pafajshëm në koncertin në Moskë.

"Mendimet tona janë me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve", tha Sholc.

Kameron në platformën "Iks" shkroi se "një dhunë e këtillë e tmerrshme" nuk mund të justifikohet asgjë. Kameron shprehu ngushëllim për familjet e viktimave.

Sipas të dhënave të deritanishme, në sulmet terorriste kanë humbur jetën 93 persona, ndërsa më shumë se 100 janë plagosur, njoftoi Komiteti hetues rus. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR