• e diel, 22 dhjetor 2024

Shmit: Jam i gatshëm që ligji i Inckos për mohimin e gjenocidit të zëvendësohet me një ligj tjetër të miratuar nga Parlamenti

Shmit: Jam i gatshëm që ligji i Inckos për mohimin e gjenocidit të zëvendësohet me një ligj tjetër të miratuar nga Parlamenti
Sarajevë, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kristian Shmit, i dërgoi një letër Asamblesë parlamentare të BeH-së, duke thënë se është i gatshëm të zëvendësojë ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit të miratuar nga paraardhësi i tij Valentin Incko, me një ligj të ri, që do të miratohej nga Kuvendi i BeH-së. "Unë ju bëj thirrje që të miratoni një ligj në Asamblenë parlamentare të BeH-së që do të ndalonte disa forma të gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë mohimin e çdo gjenocidi dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës", tha Shmit në një letër drejtuar Dhomës së përfaqësuesve dhe Dhomës së popujve të BeH-së. Duke theksuar se të gjitha kombet kanë qenë të ekspozuar ndaj persekutimit dhe dhunës në një moment, veçanërisht gjatë shekullit të kaluar, ai vuri në dukje se mosnjohja e krimeve masive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ketë pasoja katastrofike për shoqërinë. Shmit tha gjithashtu se "mohimi i fakteve të mirë-dokumentuara dhe të vërtetuara rreth ngjarjeve ushtarake, përfshirë gjenocidin, i pengon shoqëritë të merren me të kaluarën kolektive dhe është një vazhdimësi e abuzimit të viktimave". "Ndryshimet në Kodin penal të BeH-së, të miratuar në korrik të vitit 2021 (ligji i Inckos), bazohen në parimin e ruajtjes së vlerave themelore", theksoi përfaqësuesi i lartë i BeH. Sipas tij, “aktet ligjore mund ta realizojnë potencialin e tyre në drejtim të promovimit të paqes dhe pajtimit vetëm nëse, paralelisht me to, ekziston një konsensus themelor në shoqëri, si dhe një vullnet i përbashkët për të treguar mirëkuptim dhe ngushëllim, veçanërisht midis të rinjve". Sipas Shmit, këto janë arsyet pse ai duhet të mbajë qëndrim për këtë çështje, të cilën e ka ndjekur që nga korriku i këtij viti, gjegjësisht pas vendosjes së ligjit nga ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Incko. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR